Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Rezultat zhgënjyes, ndëshkohemi nga episodet!

Shpëtim Duro nuk e fshehu zhgënjimin për barazimin që regjistroi Laçi i tij në sfidën shtëpiake ndaj Skënderbeut. Numri 1 i stolit të kurbinasve theksoi se Laçi nuk e ka ende stofin për t’i mposhtur pa shumë probleme kundërshtarët që qëndrojnë më poshtë se kurbinasit në renditje.

“Sigurisht nuk jam i kënaqur, është zhgënjyes. Luanim në fushën tonë. Nuk e prisja këtë rezultat, bëmë një hap të gabuar”, tha fillimisht Duro, i cili më pas flet për golat e pësuar nga Laçi”.

“Nuk është ndeshja e parë, sigurisht skuadra ka qenë kontakte. Rivalët na kanë goditur me episode, nuk na kanë dominuar. Volumi i lojës ishte më i madh nga ne. U goditëm në një moment ku nuk patëm përqendrim. Me golin ata morën moral”.

“Barazuam dhe kishim mundësi, por minutat kalojnë dhe ndeshja ndërlikohet. Shikoj që ka edhe probleme fizike në momente të veçanta, pasi mungesat kanë qenë disa. Nwabueze nuk është rikuperuar plotësisht dhe gjithçka ka pasur ndikimin e vet”.

“Nuk mund të flitet për eufori. Kam punuar edhe para ndeshjes me Apoloninë. Pas ndeshjes me Kukësin kam thënë se këto janë ndeshjet më të rëndësishme dhe gabuam. Nuk ka diferenca dhe euforia nuk duhet të ketë vend. Disa lojtarë nuk e kanë stofin për të marrë përgjegjësi”, përfundoi  Duro.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...