Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Rezultati s’ishte real, por Tiranës bravo i qoftë

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, nuk mund ta fshehë keqardhjen për atë humbje me përmbysje në minutat e fundit, kur Kukësi i tij thuajse e kishte prekur fitoren me Tiranën.

“Ky është futbolli. Sigurisht, me përjashtim të momenteve të para, kemi qenë më të qetë, kontrolluam lojën, shënuam. Mund ta mbyllnim takimin. Tirana po zhvillonte disa aksione dëshpëruese, por barazuan me goditje standarde dhe me dhjetë veta shënuan golin e dytë. Më vjen keq, nuk ishte rezultati real i takimit.”

Performancë pozitive: Ka qenë ndeshje pozitive, me përjashtim të dhjetë minutave të para. Kemi qenë në kontroll të lojës, kishte momente për ta mbyllur ndeshjen. E metë ishte përqendrimi te dy golat që pësuam. Futbolli i pranon këto, s’kemi ç’të themi, duhet t’i nënshtrohemi verdiktit të ndeshjes.

Tirana e meritoi: Tirana nuk na vodhi gjë, bravo i qoftë, shënoi dy herë edhe për mospërqendrimin tonë, sidomos te goli i dytë. Nuk duhet të na kapnin të papërgatitur për të shënuar golin e dytë. Barazimi ishte i pranueshëm, kur ishim me dhjetë lojtarë.

Zëvendësimi i Shkurtajt: Ka qenë më mirë, së bashku me Ethemin. Shkurtaj kishte dhimbje në pushim, e zgjati shumë ndeshjen, kishte kohë që kërkonte zëvendësim. E shtyva ndërrimin, sepse po luante mirë. Kërkonte më parë që të ndërrohej, por po shikoja që po e mbante skuadrën përpara, kjo ishte arsyeja pse e vonova ndërrimin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...