Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: S’është si ndeshja e Kupës, presioni mbi Flamurtarin

Vetëm pak ditë pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, Flamurtari gjen sërish Skënderbeun, këtë herë në takimin përmbyllës të javës së 28-të të Superiores. Edhe pse këtë sfidë e luan në shtëpi, traejneri i kuqezinjve Shpëtim Duro, e pranin se presioni ndikon më shumë te vlonjatët.

“Ndeshja e kampionatit nuk ka lidhje me atë të Kupës së Shqipërisë në Korçë, ku ne fituam. Do të thosha se më mirë kemi luajtur me Kukësin në fushën tonë, edhe pse humbëm, se ndaj Skënderbeut.

Pas Skënderbeut, Flamurtari udhëton drejt Lushnjës dhe më pas pret Teutën. Një kalendar favorizues, që mund ta katapultojë sërish ekipin e Duros në vendet më të larta.

“Fitorja do të ishte shumë e rëndësishme, sepse më pas kemi një kalendar më të favorshëm, që duhet ta shfrytëzojmë. Kundërshtari është më i qetë, pasi thuajse e ka siguruar titullin kampion. Presioni është mbi ne, ngaqë na duhet rezultati. Kam besim se do të bëjmë një ndeshje të mirë dhe do të dalim në fushë vetëm për fitoren.”

Mungesa e Tomislav Bushic në sulm peshon jo pak, ndërkohë që tekniku konfirmon për Juffon se edhe pse ka nisur stërvitjen nuk është në 100% të formës së tij fizike. Duro gjithashtu shtoi se do të ketë ndryshime në formacion dhe se ekipi ka nevojë për mbështetjen e tifozëve.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...