Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Skuadra më pëlqeu, por këto penallti jepen vetëm në Laç

Kukësi humbi me rezultatin minimal 1-0 në Laç, ndërsa trajneri Shpëtim Duro, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pranoi se skuadra e tij kishte luajtur mirë, por nuk miratoi 11-metërshin e dhënë, që vendosi edhe ndeshjen.

Çfarë nuk shkoi në takimin e sotëm?
Për hir të së vërtetës nuk jam i mërzitur me lojën dhe atë që dhanë çunat, pasi përveç minutave të para, patëm kontrollin e lojës dhe ishim superiorë ndaj kundërshtarit. Përjashto momentin e penalltisë, ku i kisha paralajmëruar çunat të bënin kujdes, pasi herën e kaluar ndaj Laçit nuk na dhanë një penallti, ndërsa sot akorduan një penallti të paqenë.

Si e shikoni momentin e penalltisë?
Këto penallti jepen vetëm në Laç dhe kjo duket qartë që nuk është 11-metërsh. Megjithatë shqetësohem sepse po bëhet rrugë ndaj Kukësit, duke na penalizuar me episode të tilla.

Mendoni se ju penalizuan mungesat sot?
Ne kemi pasur mungesa të rëndësishme, por unë e thashë që në fillim që jam i kënaqur për ata që luajtën dhe për atë që dhanë në fushën e lojës. Luajtëm mirë dhe patëm kontrollin e lojës, por natyrisht që po të kishim edhe ata lojtarë që munguan, mund të bënim diçka më shumë.

Ku jemi ne në Shqipëri me arbitrimin, sepse sot ishin 6 gjyqtarë?
I kemi thënë e stërthënë problematikat dhe na vjen shumë keq që tallen me djersën tonë e të ekipeve të tjera, duke qenë thuajse vazhdimisht problematikë me vendimet e tyre. Unë nuk them që Laçi është skuadër e keqe, pasi ka elementë të mirë dhe luajti mirë në fushë, por ndoshta për shkak të atmosferës aty, arbitrat ndikohen më shumë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...