Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Tirana ishte e frikësuar, jam i kënaqur me lojën tonë

Trajneri i Kukësit Shpëtim Duro u shfaq mjaft i kënaqur me paraqitjen e të tijve, që arritën të përmbysin disavantazhin fillestar dhe të fitonin 1-3 në “Selman Stërmasi” përballë Tiranës.

Pse ishte i stepur Kukësit në minutat e para?
Ishte një moment jo vigjilent në momentin që pësuam golin, por duhet pranuar që pjesët e para nuk i kemi pasur të mira, pasi skuadra ka hyrë me vonesë në lojë. Ndoshta kjo ka ardhur për shkak të presionit që kemi pasur për të marrë rezultat, por duhet të punojmë edhe në këtë aspekt.

A është ky maksimumi i Kukësit, apo mund të luajë edhe më mirë?
Ne kemi një skuadër me shumë lojtarë që janë bërë bashkë këtë verë dhe për më tepër, në fillim të sezonit patëm shumë probleme edhe me dëmtimet. Me kalimin e javëve lojtarët po njihen më mirë dhe kemi punuar me organikë të plotë, që na ka lejuar të stërvitemi mirë dhe të gjejmë formën maksimale.

Sa peshon mungesa e një stadiumi për Kukësin?
Natyrisht që peshon shumë, pasi edhe sot po bënim një lojë fantastike, por në fushë dëgjoheshin vetëm 4-5 tifozë të Kukësit. Ne nuk dimë ku do luajmë nga java në javë dhe kur të rikthehemi në stadiumin tonë, do të kemi besoj një përkrahje ndjeshëm më të madhe.

A mund të përmirësohet ekipi duke mos lënë pikë me të voglat?
Përsëri do kemi vështirësi edhe me ekipet e vogla, por kryesore është fusha jonë, që nuk luajmë krah tifozëve tanë. Të luash 2 herë në Lushnjë, një herë në Shkodër apo Elbasan, pa tifozë, është një element i rëndësishëm. Dëgjoja edhe unë tifozët e Tiranës në stadium, 4-5 kuksianë. Ky është një element me rëndësi në përkrahjen e skuadrës. Nuk dua të kaloj në eufori. Do kemi probleme edhe me skuadrat dytësore. Do luftojmë deri në fund për objektivat

Do bëni tifo për Tiranën në derbi?
Për Tiranën nuk ka shans që të bëj tifo. Nuk është sekret, jam lindur e rritur te Partizani, edhe pse drejtor Kukësin. Jam gjithmonë me Partizanin. Sot i kërkova çunave që të mos më prishin bilancin me Tiranën, përherë kam dal triumfues ndaj tyre.

Në 20 minutat e para, mbrojtja zbriste shumë poshtë. Kur pësuat, u rregulluat. Çfarë mund të bëni më mirë në mbrojtje?
Goli i Tiranës u shënua në minutën e 10-të, në ato minuta me përjashtim të golit, patëm një studim të kundërshtarit. Pas golit, morëm frenat e lojës. Dy mbrojtësit e krahut nuk po dilnin në krah, dhe ia theksova që të dalin sa më shumë, sepse e vendosin Tiranën në vështirësi. Mesi i fushës qarkulloi mirë topin. Tirana mund të fitonte edhe 1-0, futbolli është i çuditshëm, por prisja që të shënonim, sepse Tirana vetëm po priste. Nuk e kam parë ndonjëherë kështu. Ndoshta kjo situatë që ka kaluar ka ndikimet e veta.

Treshja në sulm ka kualitet, por janë me fragmente…
Kanë vrapuar shumë sot. E kam thënë dhe më parë, Abazaj ka ardhur në javën e katërt, pa fazë përgatitore. Jep një kontribut të madh, por pres rritje të lojës së tij. Gavazaj ka pasur oshilacione. Mungesa e lojës vjet ka ndikimin e vet, por sot ka luajtur mirë. Shkurtajt i dihen vlerat, është në disa momente pasiv, por shfaqet rrezikshëm te kundërshtari.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...