Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Duro: Vllaznia kishte ardhur për 1 pikë, duhej të shënonim

Shpëtim Duro e vlerëson paraqitjen e ekipit të tij ndaj Vllaznisë, pavarësisht mungesës së fitores. Në “Gol pas Goli” trajneri tiranas u shpreh:

“Paraqitja ishte e mire, veç 10 minutave të para që pati pak tension. Ishim kundër një rivali direkt dhe nuk ishte e lehtë. Në këto ndeshje ka 3-4 raste, i patëm. Këto situata duhet të zgjidhen për të fituar ndeshjen. Rasti i Harmon ishte i mirë. Po çalojmë në finalizim”.

Forma fizike e Laçit: “Ndeshja me Partizanin ka kaluar, aspekti fizik ndikoi në atë ndeshje. Mesfushorët i kanë luajtur të gjitha ndeshjet, pasi kemi pasur edhe mungesa. Nuk kanë qenë mirë në dy ndeshjet e mëparshme, kurse sot bënë ndeshje shumë të mirë. Kur kjo ndodh Laçi ka pamje tjetër. Pas tri ditësh kishim ndeshjen me Tiranën dhe pati ndikim, në aspektin fizik. Harmonin e nxora në 10 minutat e fundit, ishte lodhur. Xhixha futet në linjat dhe doja freski në krahun e djathtë. Normalisht duhet edhe kujdes, pasi ndeshjet me rivalët direkt të bëjnë të rrëshqasin. Më mirë barazim me rivalët, se të humbësh”.

Taktika e kundërshtarit: “Vllaznia, vetëm në fillim jo, u mbrojt dhe donte të shfrytëzonte hapësirat. Ishim të kujdesshëm kur ata kundërsulmonin. Duhet të shënonim në rastet e paraqitura. Ata e dinë forcën e Laçit dhe kjo ishte arsyeja pse kishin ardhur për një pikë.”

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...