Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy abonime të ndryshme, Kukësi vjen me një njoftim për tifozët besnikë

Kukësi ka dalë me një njoftim për tifozët. Klubi verilindor ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, ekipi i Skënder Gegës do t’i luajë ndeshjet shtëpiake në “Kukës Arena”, dhe normalisht që ka nevojë për mbështetjen e tifozëve.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi kuksian bën të ditur se ka përgatitur dy modele të ndryshme abonimesh, ndërkohë që ka përcaktuar edhe çmimet e tyre.

FK Kukësi njofton të gjithë tifozët se gjatë sezonit 2022-2023, do të kenë mundësinë të pajisen me abone sezonale, për të ndjekur të gjitha ndeshjet në shtëpi të ekipit tonë.

Klubi ka vendosur në dispozicion të tifozëve 2 modele të ndryshme abonimesh, me çmime të ndryshme në varësi të tribunës se ku doni të abonoheni.
Abonimi Gold i cili do të jetë në dispozicion për tribunën VIP, do të kushtojë 40’000 lekë. Abonimi Silver do të kushtojë 20’000 lekë dhe lejon tifozët të ulen në tribunat qëndrore.
Tifozët e abonuar, do të mund të ndjekin të gjitha ndeshjet e Kukësit në shtëpi në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë.
Personat e interesuar për abonime, duhet të kontaktojnë në emailin e klubit: [email protected]”, lexohet në komunikatën e klubit të Superiores.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...