Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy afrime të reja, Egnatia bind ish-mbrojtësin e Partizanit të rikthehet në Superiore

Egnatia vazhdon të jetë një ndër klubet më aktive në merkato. Skuadra rrogozhinase do të luajë sezonin e dytë radhazi në Abissnet Superiore. Trajner i ri është përzgjedhur Edlir Tetova.

Ndërkohë, Egnatia ka firmosur deri tani me emra si Ilir Camaj (sulm), Emiliano Musta (mbrojtje), Alen Sherri (portë), Nehar Sadiki (mbrojtje), Abdurrahman Fangaj (mbrojtje) dhe Erald Hyseni (mesfushë).

Presidenti Agim Demrozi ka mbyllur akordet në lidhje me dy afrime të tjera për teknikun Tetova. Supersport mëson se Egnatia ka bindur Sotiq Atandën të rikthehet në Superiore.

28-vjeçari nigerian ka luajtur me Partizanin e Apoloninë, fazën e parë të sezonit 2021/2022 e kaloi te Prishtina, ndërkohë që ka luajtur edhe me Hapoel Kfar Saba (Izrael) dhe Dhofar Club (Oman) pas largimit nga Shqipëria.

Por jo vetëm Atanda, nën urdhrat e trajnerit Tetova do të vihet së shpejti edhe Geri Selita. 21-vjeçari nga Kavaja aktivizohet në qendër të mesfushës dhe vjen nga Partizani.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....