Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Dy asist në këtë sezon, klubet gjermane frikësojnë Juventusin për talentin britanik

Sezoni i Juventusit nuk ka rezultuar më i miri i mundshëm deri në këto momente, përkundrazi bardhezinjtë janë jashtë Champions League dhe aventurën europiane do të mund ta vazhdojnë vetëm në Europa League, ndërsa në kampionat e shohin veten 10 pikë pas Napolit kryesues. Në këtë seri negative të rezultateve kanë ndikuar edhe dëmtimet e mungesat e disa prej futbollistëve kryesorë të skuadrës, çka deyruan trajnerin Massimiliano Allegri t’i besojë të rinjve si Fagioli, Miretti, Gatti apo edhe Samuel Iling Junior.

Pikërisht, ky i fundit është ai që ka tërhequr më shumë vëmendjen teksa në tre paraqitje mes Europës dhe kampionatit, regjistron dy asistë. Në fushë, talenti britanik dhuron spektakël në korsinë e majtë të sulmit dhe me një kontratë që i skadon në vitin 2023, nuk mund t’i shpëtonte shënjestrës së dy klubeve nga Bundesliga që alarmojnë Juventusin.

Bardhezinjtë pretendojnë me çdo kusht rinovimin me 18-vjeçarin, mirëpo agjenti i Iling Junior ka nisur bisedimet e para me gjermanët, që sipas Corriere Dello Sport janë Leipzig dhe Eintracht Frankfurt. Menaxheri përveç pjesës financiare, është duke marrë parasysh edhe aspektin sportiv pasi për të dhe vetë lojtarin, minutat janë shumë të rëndësishme. Tashmë, në Torino janë të paralajmëruar dhe nëse nuk nxitojnë të rinovojnë me talentin britanik, atëherë mund ta humbasin atë më shpejt nga se mendohet.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...