Erik ten Hag ka dy dëshira të mëdha për merkaton e verës. Drejtuesit e Manchester United do të përforcojnë sërish skuadrën, ndërkohë që objektivi i madh quhet Victor Osimhen.
Sulmuesi nigerian po shkëlqen në Serie A me Napolin. Skuadra kryeson kampionati me 18 pikë më shumë se ndjekësit. Ndërkohë, Osimhen kryeson renditjen e golashënuesve me 19 realizime.
Blerja e 24-vjeçarit nigerian është një mision i komplikuar, por presidenca e “Djajve të Kuq” do të tentojë akordin me agjentin e sulmuesit dhe presidentin De Laurentiis.
Lexo edhe:
- Duro drejt rikthimit në stol, pranë akordit me kryesuesit e kampionatit
- “The Best FIFA Football Awards”, si votuan kapitenët dhe trajnerët e Shqipërisë dhe Kosovës
- Votoi Messin dhe jo Benzema, tifozët e Realit “kryqëzojnë” mbrojtësin
Përveç tij, Ten Hag dëshiron në skuadër edhe një njohje të vjetër. Objektivi i dytë për merkaton e verës është Mohammed Kudus, mesfushori ofensiv i Ajaksit.
