Angli

Dy gola pas minutës së 90-të, Conte i bën një surprizë të “hidhur” skuadrës

Antonio Conte nuk është nga ata trajnerë që tolerojnë një disfatë, sidomos nëse ajo vjen me dy gola të pësuar respektivisht në minutën e 90-të dhe të 93-tën.

Kështu e pësoi Tottenham në transfertën e Lisbonës ndaj Sporting ndërsa tekniku Conte në kthimin e skuadrës në Londër, ka surprizuar për keq lojtarët e tij teksa i ka nxjerrë në stërvitje herët në mëngjes. Italiani menjëherë është ndalur te analiza taktike duke evidentuar gabimet e të tijve në tokën portugeze ndërsa nuk kanë munguar edhe tonet e larta.

Një stërvitje e tillë nuk ishte e parashikuar nga ana e Contes, por paraqitja ndaj Sportingut ndryshoi tërësisht planet e trajnerit, që detyroi lojtarët të qëndronin në qendrën stërvitore dhe në mëngjes të zgjoheshin herët për seancën stërvitore ndërsa kërkohet menjëherë reagimi në sfidën e kampionatit ndaj Leicester.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency