Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Dy humbje në po kaq ndeshje, Schalke zhgënjen në shtëpi përballë Augsburgut

Schalke 04 nuk e ka nisur aspak mirë futbollin pas pandemisë, sepse menjëherë në dy ndeshjet e zhvilluara ka numëruar po kaq humbje, teksa më shumë djeg kjo e pasdites së sotme, me rezultatin e thellë 0-3 përballë Augsburgut.

Pas disfatës javën e kaluar në derbin e Ruhrit ndaj Borussias së Dortmundit, sot pritej reagimi i “bluve”, që priten në “Gelsenkirchen” Augsburgun, por në ftohtësinë e impiantit pa tifozë, ndeshja shkoi tërësisht në favor të miqve.

Augsburg kaloi në avantazh që në minutën e gjashtë me anë të Lowen, ndërsa më pas erdhi reagimi i Schalkes, që krijoi volum loje dhe raste, por pa arritur të dërgojë topin në rrjetë dhe të rikthejë baraspeshën.

Shpresat e vendasve për të mos dalë pa pikë nga ndeshja në shtëpi u venitën në minutën e 76’, kur Sarenren-Bazee shënoi golin e dytë për Augsburg, ndërsa Cordova vulosi rezultatin 0-3 me golin e shënuar në minutën e parë shtesë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...