Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sampdoria ndal hovin e Interit, zikaltrit ndëshkohen nga dy ishë, fitojnë romanet dhe Atalanta!

Janari i ftohtë nis në Marassi për Interin e Antonio Contes. Dy ishë si Antonio Candreva dhe Balde Keita ndëshkuan zikaltrit duke i dhënë fitoren me shifrat 2-1 Sampdorias dhe duke i shkaktuar humbjen e dytë sezonale Interit që humbi kështu një mundësi të artë për t’u ngjitur në krye të Serie A. Që Interi nuk do të kishte fatin me vete në këtë duel u kuptua që në fillim kur pa Lukakun të ulur në stol nga Conte pasi mori një goditje ndaj Crotones, Sanchez shpërdoroi penalltinë e akorduar nga gjyqtari për një prekje me dorë të Thorsby në minutën e 12-të, teksa u ndal nga Audero ndërsa topin e kthyer nga portieri i Sampit, Young e stampoi në traversë.

Traversa i tha jo edhe golit të skuadrës së Ranierit pak sekonda më vonë në gjuajtjen me kokë të Tonelit. Megjithatë nuk vonoi shumë dhe gjyqtari akordoi një tjetër 11-metërsh këtë herë në favor të vendasve për prekje me dorë të Barrelas brenda zone. Penalltinë e Sampdorias e kthehu në gol Candreva në minutën e 23-të. Në të 38-ën një kundërsulm i skuadrës doriane u finalizua nga Balde Keita që i çoi shifrat në 2-0 duke tronditur Interin. Shumë raste të humbura nga Lautaro e Sanchez për të rihapur sfidën dhe pas minutës së 60-të Conte u detyrua të hidhte në fushë edhe Lukakun e Eriksen por zikaltrit vetëm sa rihapën sfidën me golin e Stefan De Vrij në minutën e 65-të dhe vetëm kaq pasi dolën pa pikë nga kjo transfertë delikate.

Pas 8 fitoresh rresht Interi i Contes u ndal duke u dhënë një asist skuadrave ndjekëse, pasi Roma bëri detyrën në transfertën ndaj Crotones duke fituar me shifrat 1-3 falë dy golave të Mayoral dhe finalizimit me penallti të Mkhitaryan. Të lehtë e pati edhe Atalanta që falë tre të përhershmëve Zapata, Muriel e Gosens mposhti 3-0 Parmën. U rikthye te fitorja Lazio që mposhti në Olimpico 2-1 Fiorentinën për meritë edhe të Thomas Strakoshës që në formacionin titullar u rikthye me një performancë të shkëlqyer përjashto gabimin në pasim te momenti i penalltisë së fituar nga vjollcët që u kthye në gol nga Vlahovic. Për Lazion kishin shënuar më herët dy sulmuesit Caicedo e Immobile. Bëri kthesën edhe Sassuolo që mposhti 2-1 Genoan në Mapei Stadium. Barazim 2-2 mes Bolognas e Udineses ndërsa edhe Torino e Verona ndanë pikët në një barazim 1-1.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...