Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dy klube spanjolle në garë për mesfushorin argjentinas, zbulimi i Hoffenheim drejt Dortmundit

Pas sezonit të mirë që zhvilloi me Villarrealin, ku luajti në huazim, Giovanni Lo Celso u rikthye te Tottenhami, skuadër që zotëron edhe kartonin e tij, por “Topçinjtë” nuk kanë aspak ndërmend ta mbajnë lojtarin, i cili ka përfunduar sërish në merkato. Sipas medieve spanjolle, pas Villarrealit që po ushtron presion për ta rikthyer mesfushorin sërish nën urdhrat e trajnerit Unai Emery, një tjetër skuadër spanjolle ka shfaqur interes për 26-vjeçarin. Është pikërisht Atletico Madrid që është futur fuqishëm në garë për futbollistin. Trajneri Diego Simeone e vlerëson shumë lojtarin argjentinas. Tottenhami shpreson që për Giovanni Lo Celso të hapet një ankand midis ekipeve, pasi synon që nga shitja e lojtarit të përfitojë të paktën 20 milionë euro.

Zbulimi i sezonit me Hoffenheim, aq sa u ftua edhe në kombëtaren gjermane, David Raum, ka tërhequr vëmendjen e Borussia Dortmund, që ka shfaqur interes konkret në drejtim të tij. Sipas medieve gjermane, nga verdhezinjtë do të largohet njëri mes Raphael Guerreiro e Nico Schulz, dhe pikërisht kjo lëvizje detyron drejtuesit e klubit të kërkojnë një zëvendësues të denjë. Synimi i Dortmundit është të afrojë në skuadër talentin e Hoffenheim, i cili nuk ka një klauzolë lirimi në kontratën që i përfundon në vitin 2023. Për ta lënë të lire mbrojtësin 24-vjeçar drejtuesit e Hoffenheim kërkojnë 40 milionë euro.

Arsenali bën lëvizjen e parë zyrtare në drejtim të Gabriel Jesus, pasi i ka paraqitur Manchester City shumën e 35 milionë paundëve për kartonin e brazilianit. Oferta e parë e klujbit londinez duket se nuk i ka kënaqur kampionët e Anglisë, pasi për ta lënë të lirë 25-vjeçarin kërkojnë të paktën 60 milionë paund. Skuadra e drejtuar nga Arteta është në kërkim të një numri 9, pas transferimit të Aubameyang tek Barcelona dhe largimit të Lacazette në fund të kampionatit. Gabriel Jesus, i cili me afrimin e Haaland rrezikon të mos ketë hapësira në formacionin e Guardiolës, kërkon të gjejë sa më parë një skuadër ku do të ishte titullar. Sulmuesi është zgjedhja e pare e trajnerit të Arsenalit, që do të bëjë maksimumin për ta transferuar sa më shpejt në “Emirates Stadium”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...