Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dy krisma në shtesë, Roma e Milani ndajnë pikët në “Olimpico”

Roma e Milani ndajnë pikët
Roma e Milani ndajnë pikët

Nuk ka fitues në “Olimpico”, me Romën e Milanin që ndajnë nga një pikë dhe bëjnë edhe më intriguese garën për një vend në zonën Champions, në Serinë A.

Dy skuadrat vinin në këtë takim me pikë të barabarta, nga 56 dhe mbetën në të njëjtat pozita, por tashmë nga 57 pikë secila, duke i dhënë mundësi Interit që t’i barazojë, nëse mposht nesër Lazion.

Pas 90-minutash të luftuara, por me pak raste shënimi, sfida u ndez në shtesë, aty ku Tammy Abraham lëvizi mirë brenda zonës dhe ngriti në peshë publikun verdhekuq, duke shënuar golin e avantazhit.

Lexo edhe:  

 

Megjithatë festa zgjati vetëm pak minuta, pasi në një krosim të Leaos në zonë, ishte Saelemakers, që u harrua i lirë në shtyllën e dytë dhe shënoi golin e barazimit, duke lënë skuadrat në të njëjtat pozita në renditje.

Këtë sfidë e nisi titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili ishte i pafat, pasi u dëmtua në gju në minutën e 15’ dhe u zëvendësua nga i riu Bove.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....