Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Dy kushtet e panegociueshme të Piquesë që fëmijët e tij të jetojnë në Miami

Në fillim të qershorit të kaluar, një nga lajmet sensacionale të verës ishte: “Shakira dyshohet se kapi mat Gerard Piquénë me të dashurën e tij të re”. Që atëherë qarkulluan dhjetëra thashetheme, derisa pak ditë më vonë çifti konfirmoi ndarjen. Tashmë këngëtarja po përpiqet ta bindë lojtarin e Barçës që fëmijët e tyre të transferohen me të në Miami, propozim që qendërmbrojtësi deri tani nuk e ka pranuar.

Shakirën, pas ndarjes me Piquenë, nuk e lidh asgjë me qytetin. Megjithatë, informacionet e fundit bëjnë me dije se, në realitet, vendosmëria e saj për të kaluar Oqeanin lidhet me ngacimet e shtuara të shtypit, sidomos pas daljes së lajmit për mashtrimin e supozuar tatimor.

Pique, duke qenë një futbollist aktiv, nuk do të mund të udhëtonte rregullisht në Miami për të vizituar fëmijët e tij, ndaj preferon t’i ketë Sashën (7 vjeç) dhe Milanin (9 vjeç) në Barcelonë. Nga ana tjetër, Shakira konsideron se duhet të lëvizë dhe të rimarrë kontrollin e jetës së saj, me të vegjlit në krah.

Dy kërkesat e panegociueshme

Pique ka menduar për të mirën e fëmijëve të tij, duke i vënë Shakirës dy kushte të panegociueshme. Nga njëra anë, Pique i ka kërkuar këngëtares t’i jepte pesë bileta avioni të klasit të parë në vit për të vizituar fëmijët e tij. Nga ana tjetër donte që ish-partnerja i tij të shlyente një borxh të papaguar, që supozohet se do të arrinte në 400 000 dollarë.

Lajme të tjera

Formula 1

Homoseksualiteti i deklaruar nga Ralf Schumacher ka qenë një nga temat e diskutuara në konferencën për shtypin të FIA-s, këtë të enjte, në Çmimin...

Futboll

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho është shumë i fokusuar në merkato, për ta përforcuar skuadrën e tij që të jetë sa më konkurruese jo...

Serie A

Në ditën e prezantimit të Thiago Mottës si trajneri i ri i Juventusit foli edhe Cristiano Giuntoli. Drejtori teknik i bardhezinjve e nisi me...

Gjermani

Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar këtë të enjte transferimin e Martin Terrier. 27-vjeçari vjen nga skuadra franceze e Rennes dhe ka firmosur për pesë sezone...