Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Dy miqësoret ndaj Turqisë U17, Bulku shpall listën e kuqezinjve të vegjël

Shqipëria U-17 do të zhvillojë dy takime miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Turqisë gjatë këtij muaji. Siç është bërë me dije edhe më herët nga Departamenti i Komunikimit në FSHF, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku do të luajnë dy miqësoret në datat 18 dhe 20 janar.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata Turke e Futbollit, kanë gjetur dakordësinë që të dy këto takime të luhen në Shqipëri. Sfida e parë do të luhet në Tiranë (18 janar), në stadiumin kombëtar “Air Albania” (17:00), ndërsa takimi i dytë mes dy përfaqësueseve do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” (20 janar), duke nisur prej orës 15:00.

Trajneri Bulku shpalli ditën e sotme listën me 25 futbollistët e thirrur për të përfaqësuar Shqipërinë në këto dy sfida miqësore, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë aktivë dhe të ftuar edhe më parë nga ekipi kombëtar. 12 prej tyre luajnë në kampionatet e huaja, duke u aktivizuar me ekipe si Vfb Stuttgart, Sampdoria, Perugia, Sudtirol dhe Brescia, ndërsa pjesa tjetër luajnë në kampionatin shqiptar.

Kuqezinjtë do të grumbullohen të dielën e 15 janarit në Durrës, ku do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për këto dy sfida të rëndësishme për Kombëtaren U-17.

Ndeshjet kundër Turqisë do të ngrenë edhe siparin e grumbullimeve, seleksionimeve e takimeve të tjera miqësore në kuadër të përgatitjeve të ekipit kombëtar U-17 për kualifikueset e Kampionatit Europian 2023, ku Shqipëria është bën pjesë në Elite Round së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë. Ndeshjet e grupit 8 të kësaj faze do të luhen në vendin tonë në muajin mars.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...