Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dy muaj pa fitore, ‘minohet’ pankina e Spallettit

Interi i Spallettit nuk fiton që prej 2 Dhjetorit të 2017-ës, teksa me barazimin e mbrëmshëm ndaj Crotones ka regjistruar edhe ndeshjen e 10 radhazi, mes kampionatit dhe Kupës, që nuk arrin të triumfojë. Deri pas ndeshjes me Chievon, zikaltrit numëronin 39 pikë në 15 ndeshje dhe kryesonin renditjen, ndërsa në 8 ndeshjet e radhës, kanë marrë vetëm 6 pikë, çka e bën të pashpjegueshme rënien drastike.

4 barazime 1-1 radhazi, janë shumë për një skuadër si Interi, që tani vuan të gjejë golin dhe për më tepër, nuk është më e pathyeshme. Pikërisht për këtë arsye, në javën e fundit ka përfunduar në bankën e të akuzuarve edhe vetë trajneri Spalletti, që në pjesën e parë të sezonit konsiderohej si ‘ylli’ që ndriçoi ambientin zikaltër.

Në sfidën ndaj Crotones, tekniku zikaltër preferoi sërish dyshen Candreva-Perisiç në krahët e sulmit, me italianin që është shndërruar në një lojtar kaotik dhe kroatin, që prej javësh ka humbur freskinë fizike dhe duket sikur luan pa dëshirë në fushë. Nga ana tjetër, kritikat ndaj Spallettit bëhen edhe më evidente, me zgjidhjen për të lënë në stol Joao Cancelon, të vetmen notë pozitive të Interin të këtyre 2 muajve, por edhe blerjen më të re, Rafinhën, që aq sa luajti, tregoi se është i vetmi që mund të orientojë manovrën sulmuese të zikaltërve.

Tifozëve duket se ju humbi durimi dhe kjo u pa qartë nga vërshëllimat e pafundme në përfundim të takimit, ndërsa senator si Perisiç, Miranda, etj., i lanë vendin djaloshit Karamoh, por edhe Cancelos që të përballen me mediat. Javën e ardhshme, në “San Siro” do të zbresë Bologna dhe Spalletti duhet t’i bëjë llogaritë mirë, pasi një tjetër rezultat negative mund të ketë pasoja të menjëhershme, për të ardhmen e tij në stolin zikaltër.

30 minutat e fundit të sfidës me Crotonen treguan se Cancelo meriton më shumë se kushdo, të luajë titullar, ndërsa Rafinha dhe Karamoh, për momentin kanë shumë më tepër dëshirë dhe energji sesa dyshja kroate Perisiç-Brozoviç. Luciano Spalletti duhet t’i lexojë mirë këto sinjale dhe të ndërhyjë për të freskuar formacionin dhe shkundur skuadrën, para se të mos ketë më mundësi ta bëjë këtë. Deri atëherë, zikaltërve nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të luten që Roma dhe Lazio të marrin rezultate negative këtë fundjavë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...