Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy ndeshjet e ardhshme, përcaktuese për sezonin e Tiranës

Viti 2019 ka qenë padyshim pozitiv, me 2 fitore dhe 2 barazime në 4 ndeshjet e luajtura në kampionat, megjithatë Tirana mbetet ende një skuadër që i duhet të konfirmojë se mund të bëjë diçka më të madhe se mbijetesa.

Presidenti Halili beson se mund të kapë Europën, trajneri Mema preferon të qëndrojë me këmbë në tokë, duke synuar që t’u shpëtojë sa më parë telasheve që ofron lufta për mbijetesën, ndërsa tifozët padyshim që kanë ëndrra shumë më të mëdha, por që për momentin mbeten të tilla.

Tirana vjen në rritje në krahasim me gjysmën e parë të sezonit, por për të provuar se mund t’ju dhurojë tifozëve diçka më tepër se qetësia e mbijetesës, do të shërbejnë mbi të gjitha dy takimet e radhës. Një përballje në Korçë me Skënderbeun dhe pastaj, derbi i shumëpritur me Partizanin.

Në Korçë padyshim që nuk gjen Skënderbeun e viteve të shkuara, megjithatë stadiumi atje mbetet një tabu për Tiranën, që nuk fiton transfertën me Skënderbeun prej plot 5 vitesh, një ndeshje që shërben për pikët, por mbi të gjitha për vetëbesimin dhe frymën që do të çojë bardheblutë në derbin me Partizanin.

Ajo do të jetë padyshim ndeshja e sezonit, një datë e fiksuar prej kohësh në kalendarin kryeqytetas. Për Tiranën janë dy ndeshje ku mund të provojë se vërtet ka brumin për të bërë më tepër se lufta për t’iu shkëputur fundit të tabelës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...