Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy oferta për futbollistin e Egnatias, mesfushori ndryshon Kontinent

Demir Imeri i jep lamtumirën Egnatias. Një nga mesfushorët më të rëndësishëm në radhët e rrogozhinasve për sezonin e kaluar po merr në konsideratë të luajë jashtë Shqipërisë në sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që mëson Supersport, ish-futbollisti i Vllaznisë ka dy opsione konkrete teksa një prej tyre është në Tajlandë dhe një tjetër në Korenë e Jugut. 26-vjeçari në të kaluarën ka provuar të luajë edhe në Ukrainë ku ka qenë pjesë e Olimpik Donetsk apo në Finlandë ku është aktivizuar me Kemi Kings, megjithatë kjo do të ishte hera e parë që mesfushori do të luante në një tjetër Kontinent.

Në këtë sezon të Superiores, Imeri është aktivizuar në 32 ndeshje ndërsa ka kontribuar edhe me 2 gola e 1 asist, ndërsa 1 gola tjetër e ka shënuar në Kupën e Shqipërisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...