Skuadra e Nante arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Francës. “Kanarinat” ia dolën të mposhtnin 2-1 me përmbysje Lensin në “Stade de la Beaujoire”, falë dy 11-metërshave të shndërruar në gola nga Delort.
Nantes u gjend të disavantash në minutën e 28-të kur Fofana pas një krosimi nga e djathta nga Le Cardinale.
Gjithsesi, “kanarinat” e kthyen baraspeshën në minutën e 31-të, me Delort që u tregua i saktë nga 11 metra largësi.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Tetë gola dhe dy asist në 4 ndeshje, CR7 lojtari më i miri i muajit shkurt në Arabinë Saudite
- Rashica bind Galatasaray-n, gati oferta për Norwich
- 262 baste në ndeshje, golashënuesi i Brentford rrezikon pezullim disa mujor nga futbolli
- Tërmeti tragjik/ Modric i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit për ta nxjerrë në ankand
Në minutë ne 59-të, kryesori vërshëlleu për një tjetër 11-metërsh të fituar nga i njëjti futbollist, Ganago, dhe i ekzekutuar po nga Delord.
Minutat në vazhdim ishin emocionuese, por Nantes ia doli ta mbronte rezultatin, duke fituar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Francës.
