Atalanta ishte shumë pranë mrekullisë në “Allianz Stadium”, ku dy penallti të akorduara për Juventusit nuk e lejuan të festonte fitoren e 10-të radhazi në Serinë A dhe të 13-ën në të gjitha kompeticionet.
Përfundoi 2-2 kjo sfidë në kuadër të javës së 32-të të Serisë A, që sërish e afron edhe më shumë “Zonjën e Vjetër” me titullin e radhës kampion, pasi diferenca me Lazion ndjekëse shkon në +8 pikë.
Dy herë kaloi në epërsi Atalanta, por po kaq herë Cristiano Ronaldo u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, fillimisht duke kthyer baraspeshën pas golit të Zapatas në pjesën e parë e në limitet e kohës së rregullt pasi Milanovski kishte shënuar për rezultatin 2-1.
Të pakënaqur bergamaskët me vendimet e gjyqtarit, pasi në të dyja rastet prekjet me dorë ishin në distancë të shkurtër dhe të pavullnetshme, por pozicioni i dorë ndoshta nuk ka qenë në pozicion natyral.