Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy përforcime në sulm për Erzenin, një nga Teuta e tjetri nga Kosova

Skuadra e Erzenit po shfaqet aktive në këtë merkato dimri. Klubi nga Shijaku ka zyrtarizuar këtë të martë afrimin e dy futbollistëve: Dejvid Kapllani dhe Shefki Aliti.

I pari nuk ka nevojë për shumë prezantim, sepse është djali trajnerit të ekipit shijakas, Xhevahir Kapllani. 21-vjeçari ishte pjesë e Teutës, skuadër me të cilën u nda në fund të vitit të kaluar.

Sa i përket Shefki Alitit, 19-vjeçari është sulmues i krahut të djathtë dhe mbërrin në Shijak nga skuadra e 2 Korrikut në Kosovë, që njihet për formimin e talenteve.

Aliti po pret kompletimin e dokumentacionit që të debutojë me klubin e Erzenit ndoshta që në ndeshjen ne nesërme në Kupë. Erzenit ka pasur ecuri të mirë në Superiore, duke u renditur në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara.

 

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...