Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dy përforcime për Ahmatajn, Luftëtari merr një sulmues dhe një mesfushor!

Një sulmues ganez dhe një mesfushor rus për të mbyllur me dy goditje cilësore merkaton e dimrit dhe për të kompletuar skuadrën për vazhdimin e sezonit. Luftëtari ka shpërthyer në fund duke afruar në skuadër ish lojtarin e Celta Vigos, 26-vjeçarin Eric Warden ndërkohë që bluzinjtë kanë siguruar edhe shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese i cili luan edhe nga krahët Vladimir Esin. 24-vjeçari në pjesën e parë të sezonit ka luajtur te Dinamo Stavropol, një klub ku militon në Ligën e Dytë ruse. Më parë Esin ka qenë pjesë edhe e FK Kaluga në të njëjtën ligë. Përsa i përket sulmuesit ganez që presidenti Grigor Tavo ka vendosur në dispozicion të trajnerit të ri Julian Ahmataj Eric Warden ai e ka nisur karrierën te Celta Vigo ku është aktivizuar për disa takime me skuadrën e dytë të klubit galician për tu transferuar më pas në Greqi ku ka qenë pjesë e shumë skuadrave sidomos në Football League(kategoria e dytë greke), ku spikasin Levadiakos, OFI i Kretës dhe Olympiacos Volos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...