Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dy portierë të dëmtuar ndaj Erzenit, Vllaznia “në duart” e 18-vjeçarit Jukaj

Vllaznia u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 dhe fitoi të dytën 6-1 ndaj Erzenit, megjithatë të dy këto takime kanë pasur jo pak kosto për shkodranët.

Kjo pasi në transfertën e parë në Rrogozhinë, u dëmtua portieri titullar Kristi Qarri, që pati probleme në shpatull dhe aktualisht është në fazë rikuperimi.

Tri ndeshjet e fundit mes shtyllave u aktivizua titullar Jurgen Mëhidri, por edhe ky rezultoi i pafat, pasi pësoi një tërheqje muskulore pikërisht ndaj Erzenit në takimin e kthimit, duke u zëvendësuar nga portieri i tretë, 18-vjeçari Aron Jukaj.

Lexo edhe:

Ky i fundit pritet të luajë titullar edhe në sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Skënderbeut në Korçë, teksa trajneri Qatip Osmani shpreson të rikuperojë sa më shpejt Kristi Qarrin, duke qenë se Mëhidri pritet të mungojë më gjatë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...