Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dy projekte për stadiumin e ri, Interi shton kapacitetin e tifozëve

Dy projekte për stadiumin e ri, Interi shton kapacitetin e tifozëve
Dy projekte për stadiumin e ri, Interi shton kapacitetin e tifozëve

Interi avancon me projektin për të ndërtuar stadiumin, teksa zona e përzgjedhur është ajo e Rossanos. Zikaltrit kanë dorëzuar te autoritetet lokale edhe projektin fillestar, në pritje të nisjes së debatit publik, teksa gjasat janë që deri në fund të vitit të ketë përfunduar përzgjedhja e projektit dhe të nisë kompletimi i procedurave ligjore.

Kështu zikatlrit kanë dorëzuar dy versione të stadiumit të ri, njëri i rrumbullakët në versionin e “Allianz Arenës” në Mynih dhe tjetri drejtkëndor, shumë i ngjashëm me “San Siron”.

Interesant është fakti që në të dy projetket aktuale, Inetri ka shtuar kapacitetin e stadiumit në 70 mijë ndenjëse, nga 60 mijë që ka qenë ideja e mëparshme, kur diskutohej ndërtimi i një impianti të përbashkët me Milanin.

Fakti që tifozeria zikaltër ka mbushur thuajse gjithmonë “San Siron” dhe Interi ka një mesatare prej rreth 70 mijë tifozësh për ndeshje, ka bërë që drejtuesit të kërkojnë ndërtimin e një stadiumi më të madh.

Lexoni edhe:

Ndërkohë, brenda muajit tetor pritet një takim edhe me kompanitë që kanë koncesionin e autostradës që kalon aty pranë, në mënyrë që të jepet një zgjidhje për menaxhimin e trafikut, pasi në rast të ndërtimit të stadiumit aty, do të ketë një shtim të ndjeshëm të njerëzve dhe makinave që frekuentojnë zonën.

Ideja e Interit është që të nisë ndërtimin e impiantit të ri brenda vitit 2025 dhe ta inaugurojë atë para 2030-ës. Një impiant personal do të rriste deri në dyfishim të ardhurat e klubit dhe do t’i jepte mundësi të garonte më lehtë në nivele të larta të futbollit europian.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...