Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Dy rikthime te kuqezinjtë, Sylvinho me grup të plotë në Poloni

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar pasditen e së premtes seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” para nisjes për në Varshavë. Si zakonisht grupi i ka nisur përgatitjet në qendrën e fitnesit për disa minuta. Më pas u spostuan në fushë nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, teksa portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Myrto Uzuni janë stërvitur rregullisht me grupin. Dy lojtarët nuk ishin pjesë e grupit një ditë më parë. Duke bërë më shumë fizioterapi për shkak të shqetësimeve nga lodhja muskulore.

Gjithsesi, stafi mjekësor ka konfirmuar se gjithçka është në rregull dhe lojtarët i janë rikthyer stërvitjes me shokët e skuadrës.

Lexo edhe: 

Për rreth 90 minuta skuadra ka zhvilluar ushtrime fizike. Më pas ushtrime me top me situata të ndryshme lojejithçka ka shkuar sipas programit dhe pa probleme fizike për lojtarët. Duhet theksuar se atmosfera është shumë e mirë dhe kombëtarja ka vijuar përgatitjet në kushte mjaft të mira në Shtëpinë e Futbollit.

Kuqezinjtë nisen mëngjesin e së dielës drejt Varshavës, aty ku të hënën në mbrëmje do të luhet sfida e parë e kualifikueseve të Europianit 2024 ndaj Polonisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...