Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dy shitje dhe një blerje, Inter siguron një plus-valencë prej 5.5 milionë eurosh

Organika e Antonio Contes thuajse nuk ndryshoi fare në merkaton e janarit, pasi u largua në huazim vetëm mesfushori belg Radja Nainggolan, megjithatë drejtuesit e Interit gjatë këtij muaji kanë mbyllur dy operacione në dalje dhe një në hyrje.

Kështu gjatë këtij muaji Interi duhet të paguajë 2.5 milionë euro për kartonin e Matteo Darmian, mbrojtës që erdhi në merkaton e verës nga Parma dhe deri tani ka bërë mirë me fanellën zikaltër sa herë që i është kërkuar të zbresë në fushë.

Këto para janë siguruar nga shitja e Antonio Candrevës, i cili iu bashkua Sampdorias që në verë, por vetëm këtë javë u plotësuan kushtet e parashikuara në kontratë, që klubi dorian të paguajë 2.5 milionë euro në arkat e Interit.

Operacioni i tretë lidhet me transferimin e Matteo Politanos te Napoli, me sulmuesin italian që iu bashkua të kaltërve janarin e vitit të kaluar në huazim me detyrim blerjeje dhe gjatë këtij muaji De Laurentiis është i detyruar të paguajë 19.5 milionë euro në arkat e Interit.

Nga këto operacione, përveçse sigurojnë para kesh në arkat e tyre, zikaltrit arrijnë të shtojnë edhe një plusvalencë prej 5.5 milionë eurosh nga shitja e Politanos, shifër kjo që mund të ndikojë sadopak në bilancet sezonale, që merren për bazë edhe nga Fair Play Financiar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...