Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Dy sulmues nga Kukësi, Teuta kompleton organikën para dopio-transfertës korçare

Pas ndryshimit në pankinë, me shkarkimin për herë të dytë të Edi Martinit dhe emërimin e Renato Arapit si trajner, Teuta ka lëvizur edhe në merkato, duke afruar dy futbollistë të rinj.

Bëhet fjalë për dy lojtarë që në gjysmën e parë të sezonit kanë qenë pjesë e Kukësit, si Klejdi Daci dhe Ergys Peposhi, të cilët në pamundësi për të gjetur hapësira në formacionin e Longos, janë bashkuar me bregdetarët.

I pari luan si sulmues, por ka marrë pak minuta në fushë dhe me afrimin e Shkurtajt, iu mbyllën edhe më shumë hapësirat, ndaj zgjodhi të transferohet te Teuta, ku do të jetë alternativa e parë e shkodranit Rubin Hebaj, që është edhe titullari.

Nga ana tjetër, Ergys Peposhi është një xholi, që luan si sulmues krahu, por që gjatë vitit të kaluar u aktivizua shpesh edhe në mbrojtje nga ana e trajnerit Diego Longo. Megjithatë kompletimi i skuadrës me emra si Musta e Gligorov, bëri që Peposhi të largohej drejt Teutës, për të gjetur më shumë hapësira.

Kampionët në fuqi kanë bërë një gjysmë sezoni zhgënjyes, duke grumbulluar vetëm 18 pikë në 17 javë, çka i lë në zonën e poshtëme të renditjes. “Arapi 2” te Teuta do të nisë me një dopio-transfertë në Korçë, me bregdetarët që do të përballen me Skënderbeun të enjten për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë dhe më.pas të hënën për ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Sa i përket Kukësit, pas afrimeve të merkatos, kanë nisur spastrimet dhe përveç Dacit e Peposhit, pritet të largohet edhe Fluturim Domi, që gjithashtu nuk po gjen hapësira nën urdhrat e Longos.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...