Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Dy titullarë me probleme, Shehi: Tirana gati për Dudelange, fusha pa standarte

Tirana është gati për sfidën e parë të raundit të parë në Champions League. Kampionët e Shqipërisë do të sfidojë Dudelange, ekipin kampion të Luksemburgut, në “Stade Jos Nosbaum”, aty ku nuk do të mungojnë ultrasit bardheblu.

Ndeshja do të luhet të martën duke nisur prej orës 19:30, ndërkohë që trajneri Orges Shehi preku disa tema në konferencën për shtypin, duke iu kujtuar lojtarëve që do të luhet edhe takimi i kthimit pas një jave në “Air Albania”.

SFIDA – “Është e vërtetë që është shumë e rëndësishme, është një ndeshje e Champions. Besoj se jemi gati. Kemi pasur disa shqetësime të vogla, pasi Seferi e Totre kanë pasur disa probleme në ditët e fundit”.

KUNDËRSHTARI – “Në kohën e sotme informacionet nuk mungojnë, sepse ke dijeni si mund të luajë Dudelange edhe nga kampionati i kaluar. Ne këtë informacion e kemi, mendoj që kemi që pas hedhjes së shortit që mendojmë gjithmonë për kundërshtarët. Ndeshja në video e letër ka dallim nga ajo reale, por mendoj se deri diku e njohim kundërshtarin”.

FUSHA – “Mendoj se fusha e stadiumit nuk është në standardet e Champions, është e ngushtë, nuk është në përmasat e duhura e normale. Por ne duhet të përshtatemi sa më shumë dhe sa më shpejt. Përshtatja duhet të jetë e menjëhershme”.

KUALIFIKIMI – “Unë mendoj se është ndeshje që nuk mbaron nesër, ka edhe kthim. Është hequr edhe goli në fushë kundërshtare, pra do të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës. Sigurisht ka momente kur skuadra duhet të interpretojë shumë mënyra loje, por në bazë të kundërshtarit e situatave që do të paraqesë loja”.

SKUADRA – “Nuk mendoj që skuadra është dobësuar, edhe pse nuk është e lehtë të zëvendësohen disa elementë. Ne do të mundohemi të plotësohemi në ditët në vijim. Nuk kemi gjetur ende elementët e duhur për idenë tonë të lojës, por baza është, një apo dy elementë mund të jenë të rinj ne ekip”.

POROSIA – “Mendoj se në një ndeshje në Champions luan përballë skuadrash kampione, dhe çdo skuadër ka elementë shumë të rëndësishëm. Por, në Champions vlejnë shumë detajet. Duhet të jemi të kujdesshëm e të përqendruar duke e ditur që në këto nivele detajet bëjnë diferencën. Duhet të hyjmë në fushë të përqendruar duke e ditur që ka ndeshje përsëri, por edhe duke e ditur që çdo gabim nuk kthehet më. Unë drejtoj lojtarë kampionë dhe është e rëndësishme që nesër lojtarët të ndjehen dhe të bëjnë kampionin”.

DEBUTIMI EUROPIAN SI TRAJNER – “Është e vërtetë që është ndeshja ime e parë si trajner në Europë. Në fushë kam drejtuar skuadra nga brenda falë eksperiencës e moshës në ekipet ku kam qenë, por është e para herë që drejtoj nga jashtë. Dhe është motiv krenarie që ndeshja e parë është pikërisht në Champions”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...