Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Dy vite jashtë fushe/ Neymar mbylli sezonin, statistikat “turpërojnë” sulmuesin

Problemet fizike kanë rezultuar një nga problemet më të mëdha për Neymar prej kohës kur mbërriti te PSG në vitin 2017 nga Barcelona. Së fundmi, 31-vjeçari dëmtoi kaviljen dhe është i detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa sezoni aktual konsiderohet i përfunduar për O’Ney.

Braziliani në këtë formë do të humbasë edhe ndeshjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich në Gjermani, edhe pse në fakt te PSG duhet të jenë mësuar me mungesën e sulmuesit në kompeticionin europian. Kështu, rezulton se gjatë këtyre viteve Neymar ka qëndruar jashtë fushe për plot 731 ditë, thënë ndryshe dy vite.

Lexo edhe:

Sa i përket numrit të ndeshjeve, braziliani ka humbur deri më tani 104 ndeshje të PSG për shkak dëmtimi. Përkthyer në përqindje, Neymar ka humbur plot 37.5 të ndeshjeve në kalendarin e parizienëve teksa aspekti fizik është edhe një nga arsyet përse kryeqytetasit po tentojnë të lirohen nga sulmuesi sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh edhe rrogën e 31-vjeçarit.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...