Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Dy vite rresht kampion me Ballkanin, Daja: Ndeshja me Dritën, pika e kthesës

Të dielën, me datë 28.05.2023, FC Ballkani ngriti zyrtarisht trofeun e titullit të dytë rresht me lojtarët, stafin dhe drejtuesin e saj, Ilir Daja. Skuadra e trajnerit shqiptar barazoi pa gola në udhëtim përballë Gjilanit.

Ceremonia kryesore ishte në fund të takimit, ku u kompletua dekorimi i të gjithë pjesëtarëve të klubit nga Suhareka. Ballkani, i shpallur kampion edhe para takimit me Gjilanin për shkak të dallimit të pakalueshëm matematikor, në fund arriti 73 pikë, i ndjekur nga Drita me 70, e renditur në pozitën e dytë dhe vetë Gjilani me 54 pikë në pozitën e tretë.
Ballkani në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e ndeshjeve kualifikuese për garën më prestigjioze Europiane, Ligën e Kampionëve. Daja, i cili arriti suksesin këtë edicion ndau disa momente nga festa e tij dhe skuadrës për të qenë pjesë e emisionit sportiv, “Koha Shtesë”, ku foli lidhur për rrugëtimin e Ballkanit tek titulli, arritjen e objektivave të skuadrës dhe vlerësimin e edicionit sipas tij.

Thonë se është më e vështirë që titulli të mbrohet sesa të fitohet, a mendoni se kjo është e vërtetë?
Sigurisht që është më e vështirë të përsëritësh suksesin, ka qenë një vit shumë i vështirë për ne për shkak të paraqitjeve tona në Uefa Conference League dhe gjithashtu në Superligë, por, gjithsesi, ka qenë i suksesshëm, ne arritëm të fitonim Superkupën dhe titullin e kampionit.

A ishte ndeshja me Dritën në Gjilan pika e kthesës dhe momenti kryesor për Ballkanin?
Ndeshja me Dritën ishte pjesa kryesore dhe unë shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjitha skuadrat e Superligës së Kosovës për një edicion të mirë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...