Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Dy vite super, dhashë gjithçka për Laçin”, bardhezinjtë ndahen me një titullar

Renato Malota është larguar nga Laçi. Mbrojtësi lezhian ishte pjesë e bardhezinjve në dy sezonet e fundit, duke qenë një nga pikat më të forta të ekipit kurbinas. Në një postim në rrjetet sociale, 33-vjeçari thekson se kontrata i kishte përfunduar në maj, por në bazë të marrëveshjes me presidentin ai luajti edhe në Conference League.

Në ditët e ardhshëm do të lajmërojë rreth ekipit ku do transferohet, që me shumë mundësi do të jetë Egnatia. “Përshëndetje të gjithëve! Nga sot nuk jam më pjesë e Laçit, pasi marrëveshja ime ka qenë të luaja në Kupat e Europës, edhe pse kontrata ime kishte përfunduar që në fund të Majit.

Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme si për mua dhe për Laçin, pasi si asnjëherë tjetër në dy vitet e fundit luftuam për titullin kampion dhe gjithashtu duke bërë histori e kaluar disa ture.

Jam munduar gjithmonë të jap më të mirën si brenda fushës dhe jashtë saj, çka mendoj se e kam realizuar këtë gjë. Dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët që kam punuar aty dhe veçanërisht presidentin e ekipit për respektin dhe korrektësinë që ka treguar ndaj meje.

Në fund një falënderim dhe për tifozët laçianë që kanë treguar shumë herë që e duan ekipin me zemër. Në ditët në vijim do ju prezantoj me ekipin tim të ri. Me respekt, Renato Malota”, shkruan mbrojtësi i njohur shqiptar, i cili ka fituar një titull kampion me Dinamon (2010) dhe Kupë e Shqipërisë me Kukësin (2016).

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...