Kukësi ka zyrtarizuar dy afrime ditën e sotme. Verilindorët renditen në vendin e fundit me 16 pikë dhe të enjten i pret transferta e vështirë ndaj Egnatias.
Në faqen zyrtare, klubi i Superiores njofton afrimet e Erduan Smajlit dhe Johnson Owusu. I pari është 19 vjeç, ka lindur në Zvicër dhe luan si sulmues i djathtë.
Smajli qëndron pa skuadër prej verës së kaluar, kur i dha fund aventurës me Chiasso, ndërkohë që ka luajtur edhe me Genoan U19. Ai ka dalë nga akademia e Young Boys.
Owusu aktivizohet në krahun e majtë të repartit ofensiv. 24-vjeçari ganez ka luajtur më parë në Portugali, Çeki dhe vendlindje.
Smajli ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin verilindor, ndërsa sulmuesi afrikan nënshkroi deri në verën e vitit 2025.
