Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dybala drejt PSG-së? Tifozëve juventinë u prishet gjumi

Një lajm që vjen nga Franca prish ëndrrat e tifozëve të Juventusit. Sipas “Paris United”, një gazetë shumë pranë skuadrës së PSG-së, vëllai dhe njëkohësisht menaxheri i sulmuesit argjentinas, Paulo Dybala, prej disa muajsh po kërkon një skuadër të re për të. Pasi dështoi transferimi te Reali i Madridit, Parisi mbetet destinacioni më i mundshëm për 24-vjeçarin, pasi kampionët e Francës janë në kërkim të zëvendësuesit ideal për Edinson Cavanin, me uruguajanin që ka krisur marrëdhëniet me ambientin parizien. Dybala pëlqehet shumë edhe trajneri gjerman Thomas Tuchel, i cili mori detyrën duke pasuar spanjollin Unai Emery.

Gjithsesi, gazeta pariziene nuk i merr parasysh problemet e klubit frances me Fair Play-in Finananciar dhe as jep shifra për këtë operacion. Gjithashtu nuk ka informacione rreth qëllimit të bardhezinjve, që kanë kontratë me lojtarin deri në vitin 2022.

Dybala thuhet se ka komunikuar me familjarët e tij që në fillim të sezonit që sapo u mbyll për t’i informuar se ka ndërmend të largohet nga Torino. Vëllai i tij, Gustavo, ka qenë shumë aktiv që në muajin mars, por takimet që ka patur me përfaqësues së Realit nuk sollën asnjë rezultat. Më pas ka gjetur terrenin e duhur në shtëpinë e PSG-së, sepse Cavani është drejt largimit pas mosmarrëveshjeve me drejtorin sportiv Antero Henrique.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...