Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dybala humbet sfidën me Interin, asgjë serioze për McKennie dhe Chiesan!

2 lajme të mira dhe një i keq për Juventusin nga analizat të cilave pasditen e sotme iu nënshtruan tre futbollistë të cilët dolën nga fusha me probleme në sfidën me Sassuolon. Paulo Dybala ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë, diçka jo shumë serioze por që do ta mbajë jashtë fushave argjentinasin për 15 deri në 20 ditë, me Dybalan që humbet kështu derbin e Italisë ndaj Interit që do të luhet të dielën e ardhshme dhe me shumë gjasa do të rikthehet në dispozicion të Pirlos në muajin shkurt. Ndërkohë amerikani Ëeston McKennie dhe anësori italian Federico Chiesa nuk kanë patur fraktura por thjeshtë dhimbje momentale edhe pse siç bën të ditur klubi i Juventusit, gjëndja e tyre do monitorohet ditë pas dite dhe për të mos rrezikuar përballjen e së dielës me Interin, Pirlo mund t’i lërë pushim për sfidën e 1/8-ave të Kupës së Italisë në mesjavë ndaj Genoas.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...