Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dybala ndez supersfidën: Napoli i fortë, por jemi gati

Në harkun e 8 ditëve Juventusi i Massimiliano Allegrit do të luajë tre sfida shumë të rëndësishme që do të vendosin jo pak për fatet e sezonit të bardhezinjëve. Të premten do të jetë Napoli më pas Olympiacos në Champions League ku në lojë është bileta e kualifikimit dhe të shtunën e 3 dhjetorit në Juventus Stadium do të zbresë, Interi i Spallettit. Ndeshjet merren me rradhë dhe në kampin e kampionëve të Italisë vëmendja është e gjitha te dueli i San Paolos ndaj të kaltrve të Sarrit. Paulo Dybala autori i 12 golave në këtë sezon të Serisë A dhe njëkohësisht ylli i këtij Juventusi beson edhe pse e di që do të jetë e vështirë, sipas sulmuesit argjentinas, bardhezinjtë do të shkojnë në San Paolo për të fituar.

“ Do të jetë e vështirë pasi Napoli në shtëpinë e tij, luan një futboll të bukur.Mungesa e Higuain? Shpresoj që të rikuperohet në kohë dhe të jetë i gatshëm për këtë sfidë. El Pipita për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm, sezonin e kaluar ka shënuar gol ndaj Napolit dhe shpresoj që të luajë dhe të na ndihmojë me praninë e tij në fushë”.

Respekt për Napolin por aspak frikë. Edhe pse të kaltrit po zhvillojnë një sezon të shkëlqyer në të cilin  synojnë të fitojnë titullin, drejtori i përgjithshëm i Juves, Beppe Marotta theksoi se sfida e San Paolos nuk do të jetë deçizive pasi sezoni është ende shumë i gjatë, ndërsa shtoi se e di që do të jetë një ndeshje e vështirë, por sipas drejtuesit bardhezi, Juventusin nuk e tremb aspak ky Napoli. Për mediat përpara kësaj sfide foli edhe mesfushori boshnjak Miralem Pjanic i cili shfaqi të gjithë besimin e tij te skuadra,  duke nënvizuar se Juvja në San Paolo do të shkojë për tre pikët.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...