Itali

Dybala në merkato, dy njohje të vjetra “bezdisin” Juventusin

Paulo Dybala duket se do të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e verës duke qenë se Juventus dhe argjentinasi nuk po e gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës dhe në këtë formë, sulmuesi mund të largohet me parametër zero nga Torino.

Në fakt, Dybala e ka shprehur dëshirën për të qëndruar me bardhezinjtë, por së fundmi drejtuesit e klubit kanë ndryshuar kurs duke vendosur të mos i rrisin pagën prej shtatë milionë euro ndërsa i ofrojnë vetëm bonuse në bazë të paraqitjeve.

Një veprim që numri 10 nuk e ka pritur aspak mirë dhe tashmë ai është i hapur të dëgjojë oferta nga klubet e tjera. Një pretendent i vjetër për Dybala është Tottenham, me drejtuesit që Spurs që kanë edhe miratimin e trajnerit Antonio Conte mbi këtë lëvizje. Ish-trajneri i Juventus është një admirues i cilësive të 28-vjeçarit dhe për të e ka gati një vend në formacion.

Sakaq, një tjetër skuadër e cila kërkon të përfitojë nga kjo situatë te Zonja e Vjetër është Inter teksa edhe në këtë rast bëhet fjalë për një njohje të vjetër si Beppe Marotta. Drejtori sportiv i zikaltërve e njeh mirë Dybala pasi ka qenë pikërisht ai i cili e transferoi nga Palermo te Juventus, e tashmë e pret ta marrë në Milano.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency