Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dybala objektivi kryesor i Pochettinos, oferta e PSG-së tunduese

Emri i Paulo Dybalas  mbetet ndër më të lakuarit në tregun e futbollistëve për shkak të situatës së paqartë tek Juventusi. Fakti që ende nuk ka diçka serioze për rinovimimin e kontratës me bardhezinjtë do të thotë se mundësia që ai të ndryshojë skuadër është e madhe,

Siç raportohet nga disa medie franceze, sulmuesi argjentinas, i lindur në vitin 1993, është objektivi numër një i trajnerit të ri të PSG-së,  Mauricio Pochettino, i cili e kërkoi me ngulm “Joya”-n edhe kur drejtonte Tottenhamin (në verën e vitit 2019). Dybala do të takohet me drejtuesit e Juventusit në shkurt për t’i dhënë një përgjigje ofertës së rinovimit prej 10 milionë eurosh në sezon, por klubi parizien mund t’i ofrojë lojtarit 15 milionë euro neto, një shifër që bardhezinjtë as që mund t’i afrohen.

Pas operacionit është drejtuesi i parizienëve, Leonardo, i cili, në rast të largimit të mundshëm të një mes Neymarit dhe Mbappésë, do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh për Dybalan. Shumë e vogël kjo pak për Juven, që e vlerëson argjentinasin rreth 80 milionë. Bardhezinjtë, gjithsesi, në varësi që qëndrimit të futbollistit, mund të pranojnë ta shesin për 70 milionë. Këtë shumë “Zonja e Vjetër” mund ta përdorë për të kthyer në Torino Paul Pogbanë, që pritet të largohet në verë nga Manchester United.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...