Paulo Dybala i gëzohet numrit të të tij të ri me shpresën se te Juventusi do të ndjekë hapat e një legjende si Alex Del Piero. Pas 2 sezonesh si protagonist me numrin 21 mbi shpatulla, sulmuesit argjentinas i është besuar 10-ta e famshme që te bardhezinjtë që pas largimit të ish kapitenit Del Piero e ka mbajtur mbi supe për vetëm 1 sezon Paul Pogba.
Por me largimin e mesfushorit francez për tek Manchester United verën e kaluar, 10-ta nuk kishte më zot, por në sezonin e ri ajo do ti përkasë një prej lojtarëve më të talentuar me spektakolarë që ka patur ndonjëherë Juventusi pikërisht La Joya-s. Është një fanellë speciale, shkruan Dybala në profilin e tij në Instagram, është një nder për mua ta mbaj veshur pasi përfaqëson një përgjegjshëmëri shumë të madhe, shton më tej argjentinasi. Për mua është një ëndërr e bërë realitet që nga momenti që kam qenë fëmijë, por tashmë duhet të impenjohem më shumë për të udhëhequr skuadrën time drejt sa më shumë sukseseve, nënvizon Paulo Dybala.
