Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dybala: Privilegj të punoj me Mourinhon, tifozët e Romës të jashtëzakonshëm

Paulo Dybala është goditja e madhe e Romës në merkato. Argjentinasi doli lojtar i lirë pas aventurës 7-vjeçare me Juventusin dhe firmosi deri në verën e vitit 2025 me klubin verdhekuq, kontratë nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon (përfshirë bonuset).

Në akordin mes palëve është përfshirë edhe një klauzolë shitjeje prej 20 milionë eurosh, që hyn në fuqi në sezonin e dytë të lojtarit ofensiv në “Olimpico”. 28-vjeçari është entuziast për fillimin e aventurës me Romën.

Shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën Roma tregoi se sa shumë më donte mua, bëri ndryshimin. Do bashkohem një skuadër që është në rritje, një klub që vazhdon të vendosë themele të forta për të ardhmen dhe me një trajner si Jose Mourinho. Do të jetë privilegj të punoj me të.

Si kundërshtar e kam admiruar gjithmonë atmosferën që krijojnë tifozët e Romës, tani mezi pres t’i përshëndes me fanellën verdhekuqe mbi supe”, deklaroi Dybala, i cili ka zgjedhur numrin 21.

Numrin 10 nuk e dua gratis, dua ta meritoj në fushë”, i ishte shprehur lojtari latin Francesco Tottit kohë më parë, gjatë një bisede ku flitej rreth mundësisë së transferimit në kryeqytetin italian.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...