Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Dybala refuzon edhe kalimin te Spurs, PSG dhe Interi dy opsionet e vetme

Paulo Dybala i ka thënë edhe njëherë tjetër jo Premier League. Pasi refuzoi shkëmbimin me Lukakun dhe kalimin te Manchester United, sulmuesi argjentinas i ka thënë jo edhe propozimit të Tottenham Hotpsur edhe pse Juventusi kishte pranuar ofertën prej 70 milionë eurosh të klubit londinez. Tashmë opsionet që Dybala përveç qëndrimit te bardhezinjtë janë dy, të transferohet te Paris Saint Germain ose të kalojë te Interi në rast se realizohet shkëmbimi kokë më kokë me Mauro Icardin. Më i avantazhuar në këtë garë është Paris Saint Germain pasi nëse Neymar transferohet te Barcelona, kampionët e Francës do të tentojnë të afrojnë me çdo kusht në Paris, Dybalan, megjithatë duke parë sesi po shkojnë gjërat në merkato dhe dëshirën që ka Juventusi për të firmosur me Mauro Icardin nuk përjashtohet as mundësia që të realizohet shkëmbimi mes dy sulmuesve argjentinas dhe që La Joya t’i bashkohet Antonio Contes te Interi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...