Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Dybala te Roma, Bremer pranë Juves/ Inter sheh t’i sfumohen dy objektiva të merkatos

Inter duket se ka humbur sensin e merkato, duke mos u treguar mjaftueshëm i shkathët për të afruar emrat e dëshiruar në skuadër dhe kështu tashmë i mbetet vetëm të shikojë, kur lojtarët e shumëdëshiruar bashkohen me kundërshtarët e tyre.

Së pari, “zikaltërit” humbën Paulo Dybalën, me argjentinasin që i ka mbyllur të gjitha detajet me skuadrën e Romës. Ndonëse kishin muaj bisedime me ish-sulmuesin e Juventus, në fund ishte oferta e Romës dhe projekti i Mourinhos që e bindën Paulon.

Tashmë Inzaghi është duke humbur edhe një tjetër emër që e ka pas pëlqyer shumë. Gleison Bremer do të jetë afrim i Juventusit. Skuadra “bardhezi” i ofroi Torinos 15 milionë euro më shumë se Interi për kartonin e mbrojtësit, “zikaltërit” ishin të gatshëm të paguanin 30 milionë euro, ndërsa Juvja 45 milionë euro.

Në një situatë të tillë Inter është tërhequr nga gara për Bremer, duke ia lënë rrugën të hapur “Zonjës së Vjetër” dhe në të njëjtën kohë, duke mbetur thjesht si shikues në merkato.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...