Kupa e Italise

Dybala e Danilo “tradhtojnë” Juven, Napoli fiton Kupën në ruletën e penalltive

Kupa e Italisë është e Napolit. Skuadra e drejtuar nga Rino Gattuso mposhti Juventusin në “San Paolo” në lotarinë e 11-metërshave (3-1), pasi 90 minutat e kohës së rregullt dhe 3 të shtesës përfunduan me rrjeta të paprekura, duke koleksionuar Kupën e gjashtë në histori. Paulo Dybala dhe Danilo “tradhtuan” shokët e ekipit bardhezi në dy seritë e para të goditjeve, ndërsa napolitanët realizuan katër radhazi, duke mos i dhënë mundësi Ronaldos të ekzekutonte të pestën.

Në fakt, Napoli e meritoi triumfin përfundimtar për gjithçka dha në fushë, ku dy herë goditi shtyllën, ndërsa në minutën e 3-të shtesë Buffon bëri mrekullinë duke shmangur një gol të sigurt pas goditjes me kokë të Maksimovicit.

Festë për Elseid Hysajn, që u aktivizua në minutën e 81-të në vend të Mario Ruit, trishtim me kuqeziun tjetër, Giacomo Vrionin, që priste t’i gëzohej trofeut të parë me fanellën e Juves, qoftë nga stoli i rezervave.

Meritë e veçantë në këtë sukses të Napolit ka trajneri Rino Gattuso, që pas vështirësive të fillimit (pasi mori vendin e Ancelottit), i dha karakterin e tij luftarak ekipit, që e shpërbleu në fund me trofenë e Kupës së Italisë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency