Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dyfishim page dhe strategji të qartë në merkato, trajneri i vë kusht për rinovimin klubit italian

Sezoni i parë i Vincenzo Italianos në pankinën e Fiorentinës ishte mjaft i mirë, me klubin toskan që bëri ndeshje shumë të bukura edhe ndaj emrave të mëdhenj të Serisë A.

Megjithatë gjithçka mund të mbyllet me vetëm një vit, pasi trajneri nuk është aspak dakord me lëvizjet e klubit në merkato dhe ka vënë kushte përpara se të rinovojë.

Drejtuesit e Fiores nuk ushtruan të drejtën e blerjes për emra si Torreira e Piatek, pavarësisht dëshirës së Italianos, teksa rrezikojnë që deri në fund të merkatos të humbin edhe emra të tjerë të rëndësishëm.

Pikërisht për këtë arsye, Italiano u ka bërë të ditura kushtet e tij drejtuesve, se për rinovimin kërkon dyfish pagë dhe një strategji të qartë merkatoje.

Dëshira e drejtuesve të Fiores është të vazhdojnë me Italianon, megjithatë plani B është gati dhe bëhet fjalë për Roberto De Zerbin, i cili ka bërë mjaft mirë në Itali, në pankinën e Sassuolos.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...