Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dygolësh i Bale, por Reali merr vetëm një pikë ndaj Celtas, -16 nga Barça

 

Që Reali praktikisht i tha lamtumirë titullit në La Liga që me humbjen 0-3 në El Clasico kjo ishte mëse e qartë, por që diferenca e Los Blancos me Barçën pas ndeshjes së parë të 2018-ës në kampionat do të shkonte 16 pikë, kjo vështirë se do të besohej. Skuadra e Zinedine Zidane barazoi 2-2 në fushën e Celta Vigos duke mos qenë e aftë të ruante avantazhin e pjesës së parë falë një dygolëshi të Gareth Bale.

Në minutën e 33-të pas një kundërsulmi vrasës Wass i shërbyer nga Aspas tregoi klasin e tij me një parabël që e nxorri jashtë lojë portierin Navas, duke zhbllokuar sfidën në favor të Celtas. Kundërpërgjigjja e Realit ishte e menjëhershme me Gareth Bale që realizoi dy gola brenda dy minutave lojë, pikërisht në të 36-ën dhe 38-ën.

Speklakli në “Balaidos” vijoi me 11-metërshin e humbur nga Iago Aspas në të 72-ën, megjithatë Celta gjeti forca për të barazuar 10 minuta më vonë me Gomez.

Cristiano Ronaldo dhe Lucas Vasquez patën shansin për t’i dhënë fitoren Realit, por portieri Blanco me pritjet e tij nuk lejoi prekjen e rrjetës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...