Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dygolësh i Griezmann, Barcelona përmbys Villarealin dhe barazohet me pikë me Realin

Barcelona fiton 1-2 në fushën e Getafës dhe barazon në kuotën e 71 pikëve Reali e Madridit, që ruan vendin e dytë vetëm falë bilancit më të mirë në ndeshjet direkte ndaj “blaugranave”. Gjithsesi, skuadra e Ronald Koemanit sikurse Atletico, që kryeson me 73 pikë, ka një ndeshje më shumë se “Los Blancos” për të zhvilluar.

Vendimtar në përcaktuesin e kampionit pritet të jetë rezultati i përplasjes direkte Atletico-Barcelona. Gjithsesi, me renditjen aktuale Messi me shokë nuk varen nga rezultatet që do të kenë rivalët. Nëse arrijnë t’I fitojnë gjashtë sfidat e mbetura, rikthehen kampionë të Spanjës.

Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në “Estadio de la Ceramica”, të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Fillimisht zhbllokoi takimin Chukwueze në të 26-tën, por vetëm dy minuta më vonë barazoi Griezmann, i cili e tundi për herë të dytë rrjetën në minutën e 35-të.

Gjatë pjesës së dytë Barcelona administroi epërsinë e fraksionit hapës, duke e pasur më të lehtë pas minutës së 65-të, moment kur Manuel Trigueros ndërhyri në mënyrë brutale ndaj Lionel Messit, duke e detyruar kryesorin t’I tregonte kartonin e kuq.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...