Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Dygolësh i Hasanit, Tirana mposht Erzenin dhe shkon +4 nga Partizani

Tirana nuk ndalet në “Abissnet Superiore”. Bardheblutë e Orges Shehit fituan në transfertë 0-2 ndaj Erzenit për të forcuar pozitat në krye të renditjes dhe për ta çuar në 4 pikë diferencën me Partizanin. 26 herë kampionët e Shqipërise përfituan në maksimum nga hapi fals i “Demave” përballë Teutës dhe në sfidën e luajtur në “Niko Dovana” iu falën golave të Florent Hasanit. Fillimisht, sulmuesi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 84-t dhe më pas vulosi triumfin në minutën e pestë të kohës shtesë.

Në Durrës u zhvillua një takim tepër i luftuar, me Erzenin që vuri jo pak në vështirësi Tiranën, teksa në pjesën e parë goditi dhe traversën. Megjithatë në fund e bënë diferencën cilësitë e Tiranës në fushë që marrin tri pikë mjaft të rëndësishme. Për bardheblutë e nisi nga minuta e parë transferimi i janarit, Regi Lushkja, ndërsa në pjesën e dytë debutoi dhe Kristal Abazaj.

Tirana ngjitet në kuotën e 34 pikëve dhe krijon një shkëputje prej 4 pikësh me Partizanin në krye të renditjes, ndërsa nga ana tjetër Erzeni mbetet në vendin e 5-të në kuotën e 26 pikëve.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...