Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Dygolësh i Luis Suarezit, Atletico s’e ndal marshimin as në fushën e Eibarit

Atletico e Madrid nuk e ndal marshimin e vetme në krye të La Ligas. “Los Colchoneros” fituan me vështirësi 1-2 në fushën e Eibarit duke siguruar suksesin e gjashtë radhazi të dhe 14 në total në elitën e futbollit spanjoll.

Vendimtar për ekipin e drejtuar nga Diego Simeone Luis Suarez, i cili realizoi të dy golat e “Los Colchoneros”, të parin në minutën e 40-të, i shërbyer nga Llorente, dhe të dytin një minutë para përfundimit të kohës së rregullt me 11-metërsh. Dygolëshi i ish-sulmuesit të Barcelonës zhvlerësoi finalizimin e Dimitrovic me penallti në minutën e 12-të. Atletico me këtë fitore shkon në kuotën e 44 pikëve, shtatë më shumë se Real Madridi, por me njëndeshje më shumë për të zhvilluar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...