Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Dygolësh i Manajt, por Barcelona B merr vetëm një pikë

Rey Manaj realizon dygolësh me skuadrën e dytë të Barcelonës në barazimin 2-2 në fushën e Prat, në kuadër të javës së 15-t të Segunda B, Grupi A (kategoria e tretë në Spanjë). Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare realizoi fillimisht me 11-metërsh në minutën e 51-të, duke zhbllokuar takimin, para se vendësit të barazonin me Neeskens vetëm pak çaste më vonë. 23-vjeçari i dha për herë të dytë epërsinë Barcelonës në minutën e 81-të, por dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Domi ktheu baraspeshën në rezultat, me sfidën që u mbyll pa fitues.

Ky dygolësh i Rey Manajt vjen pas tri finalizimeve të tjera të realizuara në këtë sezon në Segunda Division. Një sinjal edhe për trajnerin e Shqipërisë Edy Reja për kualifikueset e Botërorit, që nisin në muajin mars.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...